Nuredini paralajmëron rritjen e gjobave për ndotësit e ajrit

Ministri i ambientit jetësorë dhe planifikimit hapësinorë gjatë debatit të sotëm në kuadër të “Programi 200” paralajmëroi rritjen e gjobave për ndotësit e ajrit.  Megjithatë sipas tij kjo varet nga ndryshimet e ligjit për kundërvajtje që duhet propozuar nga Ministria e Drejtësisë. Sipas tij dikasteri që ai drejton ndonëse ka ndërmarrë shumë masa dhe aktivitete, ka edhe shumë punë për të bërë që të arrihen rezultate të kënaqshme.

Ne kemi marrë masa të ndryshme por nuk e kemi arritur nivelin që është i nevojshëm. Unë me kënaqësi shoh që ka kërkesa, mendime edhe nga sektori joqeveritarë edhe nga qytetarët, por besoni se kemi edhe shumë punë para nesh. Kemi propozuar edhe ndryshime ligjore. Ne propozojmë që komunat dhe pushteti lokal të kenë një plan menaxhues, që nëse tejkalohen kufijtë e ndotjes, atëherë ato obligohen që të marrin masa siç janë: ndryshime në trafik, ndoshta edhe ndryshimin e orarit të punës dhe në rast se pushteti lokal nuk i ndërmerr këto masa atëherë Qeveria do të ketë të drejtë të ndërhyjë dhe ti merr ato masa”, tha Naser Nuredini, ministër i ambientit jetësor dhe planifikimit hapësinorë.

LEXO EDHE:

Back to top button