Ja me kë do të martohej Ardian Bujupi po t’i jepej mundësia

Ardian Bujupi ka zhvilluar së fundmi një bashkëbisedim me ndjekësit e tij, ku është pyetur rreth çështjeve të ndryshme, qofshin këto personale, qofshin profesionale.

- Advertisment -

Ndër të tjera, autori i hitit “Andiamo” është pyetur edhe rreth martesës. Një ndjekës i ka shkruar se tashmë e ka ai radhën për tu martuar (duke e shoqëruar me një emoji dhëndri dhe një emoji nuseje).

Por nëse ju shkoi mendja te Sabrine, prisni. Ardian ka zbuluar në fakt se crush-i i tij është një person shumë i njohur në SHBA, por jo vetëm.

Bëhet fjalë pikërisht për këngëtaren dhe tekstshkruesen amerikane Madison Beer. Shqiptari ka publikuar foton e saj në story, duke shkruar “Po, me Madison”.

Nuk e dimë se ç’mendon nëna e tij për nusen që djali do. (xp) Kujtojmë se në një intervistë Ardian tha se mamaja e tij i thotë shpesh që të gjejë nuse shqiptare. Ndërkohë, sa i përket Sabrine, duhet ta pranojmë se nuk i kemi parë më së bashku. Ndonëse artisti ka mohuar gjithnjë zërat se ndodhet në një lidhje me modelen, faktet e tradhëtonin.

Kujtojmë se zërat për një romancë mes Sabrine dhe këngëtarit u hapën pas realizimit të këngës ‘Modela’ ku ajo është protagoniste e klipit.

LEXO EDHE:

Back to top button