Ja sa i ka kushtuar veshja e saj në babyshower Sara Hoxhës

Ditët po kalojnë dhe Sara Hoxha po i afrohet pak nga pak fundit të shtatzënisë. Prej pak javësh ajo dhe Ledri janë zhvendosur në Gjermani, ku do vijë në jetë vajza e tyre. Në shtetin gjerman ka jetuar edhe Sara para njohjes me Ledrin, teksa nuk dihet ende nëse ata do rikthehen në Kosovë.

Mirëpo, goca e tyre nuk mund të lindte pa një baby shower edhe në Gjermani. Kanë qenë shoqet e Sarës ato që kanë organizuar këtë surprizë të bukur dy ditë më parë dhe ajo s’mund të ishte më e lumtur.

Sara veshi këtë herë një fustan të ngushtë gri, duke e shoqëruar me aksesorë të ndryshëm, teksa flokët i kishte kapur.

Por sa kushtoi kjo veshje e saj në dukje minimaliste?

Sipas faqes së njohur “What they wearin” ky look i ka kushtuar Sarës jo pak, por rreth 12, 400 euro.

Epo ia vlen të harxhosh të tilla shuma për raste që vijnë një herë në jetë. Kujtojmë se Sara dhe Ledri organizuan më 4 tetor një super baby showr me të ftuar miq e familjarë, mes të cilëve edhe figura publike. Ata festuan deri vonë duke ndarë me ndjekësit pamjet e mrekullueshme nga festa.

Nga ana tjetër pak javë më parë babi Ledri publikoi këngën e parë (sepse me siguri do publikojë dhe të tjera) dedikuar të bijës. Kënga titullohet “Si baba” dhe është një dedikim mjaft i ndjerë, që preku zemrat e fansave.

LEXO EDHE:

Back to top button