Aktori Jason Momoa është në bisedime e për t’u angazhuar me rol në filmin e ardhshëm, “Minecraft”.
Ylli i filmave aksion është në përfundim të marrëveshjes për ta portretizuar rolin kryesor në projektin e ri të studios “Warner Bros”, raportoi të martën “The Hollywood Reporter”.
“Minecraft” është një videolojë shumë e popullarizuar e cila doli në treg në vitin 2011, dhe brenda vetëm disa vjetëve i arriti më shumë se 100 milionë përdorues.
Filmi i ardhshëm i bazuar në këtë videolojë pritet të realizohet nga regjisori, Jared Hess, më së miri i njohur për projektin e vitit 2004, “Napoleon Dynamite”. Kurse, Mary Parent dhe Roy Lee nga filmi “Dune”, do të shërbejnë si producent ekzekutiv.
Momoa më në fund po i bashkohet edhe kastës së aktorëve të filmit, “Fast & Furious”, në vazhdimin e dhjetë të tij. Ndërkaq, në një intervistë të fundit për emisionin “The Late Late Show with James Corden”, aktori e bëri të ditur lajmin se është duke e planifikuar një film të përbashkët me mikun dhe kolegun e tij, Dave Bautista.








