Këngëtarja e njohur shqiptare, Samanta Karavella, ka prezantuar ditën e sotme (e martë) projektin e ri muzikor.

Tekstin e ka shkruar artistja Rozana Radi, kurse për muzikën është përkujdesur Boban Apostolov dhe Samanta.
Artistja e njohur ka bërë një paraqitje të mahnitshme ndërkohë që i gjithë klipi është realizuar bardh e zi.







