Jonida Vokshi e festoi ditëlindjen për herë të dytë këtë vit

Jonida Vokshi do të jetë pjesë e serialit H.O.T, i cili shumë shprejt do të nisë transmetimet në televizion.

Së fundmi, aktorja është surprizuar nga kasti i atorëve të këtij seriali. Edhe pse bukuroshja e ka ditëlindjen në muajin Prill, ajo e ka festuar sërish. Produksioni i serialit më të ri nga Ermal Mamaqi, i solli një tortë dhe Jonida i fiku për të dytën herë brenda vitit qirinjtë e 35-vjetorit.

Ka qenë Ermal Mamaqi, ai i cili ka ndarë videot në rrjete sociale ku ka shkruar:

“Mos të dëgjoj më që nuk ta festoi ditëlindjen produksioni”.

Nga ana tjetër, edhe Jonida i ka ndarë me ndjekësit e saj këto momente të bukura.

“Kjo po ishte surpriza e vitit. Ua më kënaqët. 2 ditëlindje brenda vitit, yll”, ka shkruar Jonida krahas videove.

Së bashku me Jonidën, protagonistë të serialit do të jenë edhe Klea Huta e Irgen Çela. Ermali ka zbuluar se aktorja e radhës që do të përfshihet në serial është një nga vajzat më të komentuara të rrjeteve sociale, Megi Pojani. Kjo e fundit e ka provuar veten si aktore në serialin “LLT” një prodhim i “Anabel Media” dhe në filmin “2 gisht mjaltë”.

Klea Huta, Jonida Vokshi, Irgen Çela. Megi Pojani, Ana Lika, Kastriot Çaushi, Monika Lubonja, Erblin Bajko, Amos Zaharia, janë aktorët që do të luajnë në serialin “H.O.T”. Mes tyre do të ketë një rikthim edhe të Inis Gjonit, e cila na ka munguar në ekran. Ndër të tjera ai tha se serialit t’i bashkohet edhe ndonjë personazh nga politika.

Kujtojmë se seriali i Mamaqit mban titullin “H.O.T”, që është akronim dhe domethënien e këtij emri do e zbulojmë më vonë, ndërsa përsa i përket transmetimit, do të jepet në ekran nga 15 tetori.

LEXO EDHE:

Back to top button