Ka nis një valë të re varianti BA.5 i COVID-19

Ka nis një valë të re varianti BA.5 i COVID-19

Gazetar: Adnan Qaili

Varianti më i fundit i virusit korona, BA.5 pjesë e familjes Omicron, është duke shkaktuar valë infeksionesh në të gjithë botën.

Sipas raportit më të fundit të Organizatës Botërore të Shëndetësisë, BA.5 qëndron pas 52% të rasteve të regjistruara në fund të qershorit.

Në SHBA vlerësohet se është duke shkaktuar rreth 65% të infektimeve, variant i identifikuar për herë të parë në janar, simotër i Omicron.

Të dhënat e OBSH-së tregojnë se numri i rasteve me virusin korona në botë, është në rritje prej 1 muaji.

Varianti BA.5 shmangë mbrojtjen imune, të siguruar nga vaksinimi ose nga infeksioni mëparshëm. Por, nuk është agresiv dhe kalohet me lehtësi pa pasoja fatale.

Vdekje shkakton vetëm në raste shumë të komplikuara, kur pacientët janë me komorbiditete.

LEXO EDHE:

Back to top button