Ka përfunduar në Kuvend debati rreth rishikimit të buxhetit, pritet votimi

Kreu i Kuvendit të Republikës së Maqedonisë së Veriut ka dhënë 30 minuta pauzë për sigurimin e shumicës së deputetëve që të mund të votohet propozimi për rishikimin e buxhetit. Atmosferë e tensionuar në ditën e fundit të debatit rreth rishikimit të buxhetit. Kreu i kuvendit ka theksuar se të në të gjitha koordinimet ka ekzistuar një marrëveshje që deputetët të votojnë për miratimin e rishikimit të buxhetit. Por vetëm pak para votimit shefi i grupit parlamentar të VMRO-DPMNE-së Nikolla Micevski në foltore ka theksuar se deputetët e opozitës do të votojnë kundër rishikimit, i cili sipas këtij grupi parlamentar nuk do të jep rezultatet e premtuara.

LEXO EDHE:

Back to top button