Ka plot dëshmi, Loredana dhe Mozzik me siguri janë ribashkuar

Tashmë nuk ka më asnjë pikë dyshimi se Loredana dhe Mozzik janë ribashkuar, sepse për këtë ka dhjetëra fakte. Përveçse janë parë duke veshur rrobat e njëri-tjetrit, Loredana dhe Mozzik janë fotografuar disa herë bashkë.

Dy herë i kemi parë në shoqërinë e njëri-tjetrit në Kosovë dhe së fundmi ka dalë një imazh i tyre nga Zvicra. Express ka publikuar një foto të tyre nga një qendër tregtare në Zvicër, e cila është realizuar nga një fans i dyshes.

Edhe para disa kohësh ata u panë bashkë sërish në një qendër tregtare në Gjermani dhe që aty nisën dyshimet për një ribashkim. Ndërkohë para disa javësh Loredana është shprehur gjatë një videoje live në Tik Tok: “Mozzik është më i miri. Para se të realizoja videon ‘live’ fola me të”.

Ndërkohë disa ditë më parë Loredana publikoi në Instagramin e saj një foto të Mozzik dhe menjeherë fansat e përkthyen si një konfirmim të ribashkimit të tyre.

LEXO EDHE:

Back to top button