Kaliforni: Humbin jetën 17 persona nga moti i keq

Kaliforni: Humbin jetën 17 persona nga moti i keq

Stuhia dhe reshjet e mëdha të shiut në Kaliforni, ia kanë marrë jetën 17 personave kurse një 5-vjeçar po konsiderohet si i zhdukur.

Në anën tjetër, autoritetet kanë urdhëruar evakuimin e banorëve në shumë zona.

Në Los Angeles është hapur një gropë e madhe në një rrugë brenda të cilës ranë dy vetura. Për fat të mirë, autoritetet kompetente kanë arritur t’i shpëtojnë drejtuesit e mjeteve motorike.

Reshjet e pandërprera të shiut gjatë dy ditëve të fundit ka bërë që toka të mbushet me ujë dhe të shkaktohet një situatë kaotike, kurse erërat e forta shkulën pemët me rrënjë që përfunduan në rrugë – duke bllokuar trafikun.

Numri i viktimave nga moti i ligë që nga java e kaluar është rritur në 17, e bëhet fjalë për një numër më të madh viktimash sesa nga ai i zjarrit që goditi këtë rajon në dy vitet e fundit, bëri të ditur guvernatori Gavin Newsome.

Gjithashtu bëri të ditur se 34 mijë personave u është kërkuar të largohen nga shtëpitë e tyre.

“Tmerri nuk ka fund. Presim që stuhia të vazhdojë deri më 18 janar”, shtoi guvernatori gjatë një konference për media.

 

LEXO EDHE:

Back to top button