fbpx

“Kanë lidhje me mafian”, Bebe Rexha reagon ndaj akuzave: Femrat shqiptare kanë punuar shumë!

Dua Lipa, Rita Ora, Bebe Rexha, Ava Max janë katër emra të njohur për tregun ndërkombëtar falë muzikës që bëjnë, të katërta shqiptare që kanë pohuar e promovuar gjithashtu vendin tonë.

Mirëpo, një përdoruese e Twitter që edhe Bebe Rexha i ka kushtuar vëmendje, thotë se këto këngëtare shqiptare janë bërë të suksesshme falë kontaktit me mafian:

“Ju mund të keni vënë re një ‘shpërthim’ të pazakontë dhe të papritur të yjeve të popit shqiptar që kanë arritur të pozicionohen në Top 40 në SHBA dhe BE. Këta artistë përfshijnë Dua Lipën, Bebe Rexhën, Ava Max dhe Rita Orën, shuma të mëdha parash që kjo të ndodhë. Pse? Rritja e papritur e yjeve të muzikës pop dhe lidhja e tyre me mafian shqiptare”- shkroi ajo, akuzë së cilës Bebe iu përgjigj:

“Sinqerisht kjo është aq budallallëk. Po ashtu nëse e gjeni “numrin e mafias” që thoni se na bëri të famshëm a do të ma dërgoni edhe mua? Unë kam një këngë të re solo që do të dalë së shpejti. Ndoshta ata mund të ndihmojnë dhe “të më blejnë një hit” siç pretendon ti. Mos e anashkalo faktin që femrat shqiptare kanë punuar shumë për këtë.”– u përgjigj Bebe Rexha.

LEXO EDHE:

Back to top button