Kanye West: Kim është ende gruaja ime

Kanye West ka folur për një sërë çështjes të tij në intervistën e parë prej publikimit të albumit të fundit “Donda”.

Në episodin e ri të podcastit “Drink Champs”, artisti i cili e ka ndërruar emrin në Ye, ka folur edhe për Kim Kardashian, duke thënë se ajo është ende gruaja e tij.

“Ajo është ende bashkëshortja ime”, ka thënë Ye, duke shtuar se divorci për të cilin Kim ka aplikuar në shkurt të këtij viti, nuk është përmbyllur ende.

Kim Kardashian dhe Kanye West e kanë ndërprerë martesën e tyre disa vjeçare këtë vit, ndërkohë që arsyet e sakta pse Kim kërkoi divorcin nuk janë bërë të ditura asnjëherë.

Ylli i famshëm i televizionit, ka deklaruar ndërkohë që ajo do të vazhdojë ta mbajë mbiemrin e bashkëshortit, West, pasi dëshiron që të mbajë mbiemrin që e mbajnë edhe katër fëmijët që i ka me reperin.

LEXO EDHE:

Back to top button