Kanye West u martua, dy muaj pas divorcit nga Kim Kardashian: Kur ta shihni gruan e tij, gjithçka do të jetë e qartë!

Kanye West u martua me arkitekten Bianca Censori vetëm dy muaj pasi u finalizua divorci i tij nga Kim Kardashian.

Reperi duket se u martua me Biankën në një ceremoni private dhe dyshja u panë të veshur me unaza martese, raporton Daily Mail.

 

 

Megjithatë, duket se martesa e tyre nuk është plotësisht legjitime pasi çifti nuk ka aplikuar për certifikatë martese. Nuk dihet as prej sa kohësh kanë lidhje, duke pasur parasysh se Kanye ishte “deri dje” me një vajzë tjetër, një farë Juliana Nala.

Muajin e kaluar, Kanye “nderoi gruan e tij” me një këngë të re dhe në tekst zbuloi se ata ishin beqarë para se të martoheshin:

 

 

 

“Dhe Bibla thotë, nuk mund të bëj seks deri në martesë.”

Ish-gruaja e tij Kim Kardashian gjithashtu u shfaq në këngë: “Nuk mund ta bëj më këtë, e di se e gjithë kjo është për shkak të titujve, sepse ajo dëshiron të largohet…”.

 

 

 

Të hënën, Kanye u pa në një restorant duke drekuar me “gruan” e tij të re Bianca.

Fotot e reja tregojnë se si Bianca i ka lyer flokët e saj të zinj të gjatë në bjonde platin. Gruaja e re duket se kopjon shumë pamjet e ish-bashkëshortes. 

LEXO EDHE:

Back to top button