Katër kamionë përfshihen nga zjarri në Vizbeg të Shkupit
Katër kamionë përfshihen nga zjarri në Vizbeg të Shkupit
Katër kamionë janë djegur nga zjarri që shpërtheu në zonën industriale në Vizbeg të Shkupit. Përveç dëmeve materiale nuk raportohet për persona të lënduar. Ekipet e zjarrfikësve kanë ndërhyrë menjëherë duke lokalizuar zjarrin tërësisht. Nga Qendra për Menaxhim me Kriza thonë se në numrin 112 është marrë njoftimi për zjarr në një kompani në lagjen Vizbeg. Sipas informatave të para është thënë se bëhet fjalë për dy kamionë, por sipas njoftimit të telefonuesit ka pasur rrezik që të përfshihen edhe kamionë të tjerë por edhe një pikë karburanti përballë. Për situatën menjëherë janë njoftuar ekipet e zjarrfikësve të Qytetit të Shkupit dhe MPB. Nga Ministria e Punëve të Brendshme thonë se në vendngjarje kanë dalë punonjësit e policisë dhe kanë konstatuar se janë djegur plotësisht 3 kamionë, ndërsa një tjetër është djegur pjesërisht. Po merren masa për zbardhjen e rastit. /Alsat.mk