Katër vjet nga ngjarjet e përgjakshme në Kuvend

4 vjet pasi i shpëtoi jetën, Ziadin Sela vizitoi Abdylfeta Alimin në burgun e Idrizovës. Pas vizitës, Sela tregoi arsyet pse Alimi ndodhet në burg.

Ndoshta fajin pse un sot jam gjallë e kanë llogarinë në Abdylfeta Alimin”, tha Ziadin Sela, kryetar i ASH-së.

Sela pyeti publikisht se cili është funksionari i BDI-së, i cili ka dhënë informacionin për zgjedhjen e kryetarit të Kuvendit. Përgjigjen morale e kërkoi nga kreu i BDI-së, Ali Ahmeti. Dyshimet e tij janë se në takimin e fundit Zaev-Mickoski është marrë vesh edhe amnistia për pjesën e mbetur të personave të dënuar për 27 prill, ndërsa protestat e VMRO-DPMNE-së i cilësoi të turpshme.

Më thoni a keni pa një rezistencë nga policia e uniformuar që ka qenë jashtë parlamentit që të ndalojë turmën të hyj brenda. Asnjë. Ministri i Brendshëm që ka qenë aso kohë, kuadër i BDI-së, Agim Nuhiu vazhdon të gëzojë pozitë shtetërore. Njerëzit të cilët i hapën dyert, u amnistuan. Njerëzit që hapën dyert u amnistuan. Organizatorëve po ashtu nuk u morr identiteti nga LSDM-BDI”, tha Ziadin Sela, kryetar i ASH-së.

Kryeministri Zoran Zaev 27 prillin e kujton përmes plagëve të marra nga dhuna në Kuvend.

Përgjigja e 27 prillit është në pasojat e dhunës që i mbaj në fytyrë si pjesëmarrës në ngjarjen më të pakëndshme në Kuvend në vitin 2017. Të mos përsëritet kurrë, jo vetëm në Maqedoni të Veriut por askund në botë”, pohoi Zoran Zaev, kryeministër.

Lideri i opozitës, Hristijan Mickoski nuk kishte koment për ngjarjen, por thjeshtë deklaroi se kërkon drejtësi dhe se protestat do të vazhdojnë pas festave fetare.

Pas festave të mëdha si Pashkët dhe Ramazani do të flasim në parti për veprimet tona”, tha Hristijan Mickoski, kryetar i VMRO-DPMNE-së.

Organizatorët e protestave të 27 prillit sot para Kuvendit kërkuan proces të ri gjykimi për gjithë ngjarjen e dhunshme në Kuvend. Ndërkohë nga BDI përmes një komunikate dënoi protestën e opozitës duke e cilësuar mendësinë e tyre me atë të para vitit 2001.

 

Adrian Kerimi

LEXO EDHE:

Back to top button