Kënga e Bebe Rexhës zyrtarisht më e dëgjuara në histori e zhanrit country në Britani

Kënga e Bebe Rexhës zyrtarisht më e dëgjuara në histori e zhanrit country në Britani

Kënga “Meant To Be” e artistes shqiptare me famë botërore, Bebe Rexha, ka arritur të pozicionohet në vendin e parë si kënga më e dëgjuar e muzikës country në të gjitha kohërat në Mbretërinë e Bashkuar.

Kënga e realizuar në bashkëpunim me duon Florida Georgia Line, u lançua për herë të parë në vitin 2017 si pjesë e EP-së së Rexhës, të titulluar “All Your Fault Pt. 2”. Në Shtetet e Bashkuara, ajo u ngjit deri në vendin e dytë në Billboard Hot 100.

“Meant To Be” udhëheq listën e këngëve më të transmetuara të muzikës country në Mbretërinë e Bashkuar me një total prej 175 milionë transmetimesh, duke lënë pas performues të tjerë legjendarë të muzikës country. Kënga “9 to 5” e Dolly Parton renditet e dyta me 166 milionë transmetime dhe “Take Me Home Country Roads” e John Denver zë vendin e tretë me 154 milionë transmetime.

Taylor Swift gjithashtu është pjesë e kësaj liste me baladën e saj “Love Story” në vendin e katërt, ndërsa Dolly Parton bën paraqitjen e dytë në top 5 me këngën e saj klasike në duet me Kenny Rogers “Islands In the Stream”, e cila gjendet në vendin e pestë.

Official Charts që është kalkulatori më i madh i këngëve në Mbretërinë e Bashkuar, ka publikuar së fundmi listën me 10 këngët më të dëgjuara të zhanrit country, në histori të Mbretërisë së Bashkuar.

Lista zyrtare:

1. “Meant To Be” – Bebe Rexha ft. Florida Georgia Line

2. “9 To 5” – Dolly Parton

3. “Take Me Home Country Roads” – John Denver

4. “Love Story” – Taylor Swift

5. “Islands In The Stream” – Dolly Parton & Kenny Rogers

6. “The Gambler” – Kenny Rogers

7. “Need You Now” – Lady A

8. “Say Something” – Justin Timberlake ft. Chris Stapleton

9. “Before He Cheats” – Carrie Underwood

10. “Tennessee Whiskey” – Chris Stapleton

LEXO EDHE:

Back to top button