Këshilli Gjyqësor konstaton parregullsi në lëndët ku ka vepruar gjykatësi i Apelit, Gjoko Ristov

Këshilli Gjyqësor konstaton parregullsi në lëndët ku ka vepruar gjykatësi i Apelit, Gjoko Ristov

Gazetar: Petar Çaushevski

Mosrespektimi i afatit për shpalljen e vendimit, shtyrja e seancave pa arsye të justifikuara, marrja e vendimit pa praninë e mbrojtësit, parashkrimi i lëndës- janë vetëm disa nga parregullsitë që i ka konstatuar Këshilli Gjyqësor pas denoncimit anonim kundër gjykatësit të Apelit, Gjoko Ristov. Anëtarët e Këshillit Gjyqësor debatuan nëse duhet të merret propozim konkret mbi raportin e lëndëve apo vetëm të konstatohet parregullsia.

 “Ja ku shtroj një pyetje. Kinse dyshimi do të vërtetohet, nuk u vërtetua. A keni përgjigje si do të vërtetohet? Kur do të vërtetohet? Ose nëse nuk ka apo nuk shkojmë në atë drejtim, pse bëjmë raporte?,” deklaroi Ivica Nikollovski, anëtar i Këshillit Gjyqësor.

 “Të konstatohet se diku ka dyshim është mjaft konkrete. Kështu që, të paraqitet kërkesë e lidhur me prova të tjera dhe fakte të tjera që duhet të rregullohen në mënyrë shtesë, ju mundeni lirisht të paraqisni kërkesë kur ta miratojmë raportin.” tha Suzana Joshevska-Atanasovska, anëtare e Këshillit Gjyqësor.

Raporti për lëndët konkrete u miratua me 9 vota nga Këshilli Gjyqësor. Denoncimi anonim kundër gjykatësit të Apelit, Gjoko Ristov, u dorëzua në fund të janarit. Ristov, i cili ndodhet në arrest shtëpiak, dyshohet për veprat penale “fitim i kundërligjshëm” dhe “fshehje e pronës si dhe pastrim parash”. Sipas hetimit të Prokurorisë për Krim të Organizuar dhe Korrupsion, në shtëpinë e prindërve të tij në Negotinë janë gjetur në mur 350 000 euro. Hetimi ndaj Ristovit, nisi pas arrestimit të ish Avokatit të Shtetit Fehmi Stafa për marrje ryshfeti. /alsat.mk

LEXO EDHE:

Back to top button