Kim Kardashian publikon foto në përqafim të Pete Davidson nga një darkë romantike në Los Angeles

Kim Kardashian publikon foto në përqafim të Pete Davidson nga një darkë romantike në Los Angeles

Kim Kardashian ka ndarë me fansat pamje intim të marrëdhënies së saj me Pete Davidson.

Disa ditë pasi ata shijuan një natë së bashku në Los Anxhelos, themeluesja e “SKIMS” postoi dy foto të çiftit në Instagram të hënën (11 prill)

Kardashian, 41 vjeç dhe Davidson, 28 vjeç u panë të përqafuar rreth një tavolinë teksa po shijonin një darkë romantike.

Dyshja darkuan në “Jon & Vinny’s”, një restorant popullor italian në Los Angeles, me miqtë dhe familjen të enjten e kaluar pas premierës në tapetin e kuq të shfaqjes së saj të re Hulu,”The Kardashians”, ku u panë të kapur për dore.

Nëna e katër fëmijëve kishte veshur një fustan të shkëlqyeshëm të argjendtë Mugler që ia theksonte trupin, ndërsa Davidson shihet me një xhaketë sportive të zezë mbi një bluzë të bardhë.

Çiftit të lumtur iu bashkuan Kourtney Kardashian dhe Travis Barker si dhe miqtë e vjetër Jonathan Cheban dhe Tracy dhe Roy Romulus.

Postimi i Kardashian të hënën shënon herën e dytë që ajo ndau foto të saj dhe Davidson pasi më në fund zyrtarizoi lidhjen e tyre në Instagram muajin e kaluar.

Kardashian bëri kërkesë për divorc nga Kanye West shkurtin e kaluar pas gati shtatë vitesh martesë.

Ish-çifti bashkë kanë katër fëmijë North, Saint, Chicago dhe Psalm.

Më pas, muaj më vonë, në tetor 2021, ylli i Kardashians dhe komediani i “Saturday Night Live”, u përfolën për një romancë pasi ata ndanë një puthje në ekran në një skeç me temë Disney, në të cilin luanin Jasmine dhe Aladdin.

Në mars, ish-ylli i “ Keeping Up With the Kardashians” u shpall ligjërisht beqar pas finalizimit të divorcit me Kanye West.

LEXO EDHE:

Back to top button