Kjo është një nga biliona arsyet pse Selvija e do kaq shumë Shpatin

Këngëtari Shpat Kasapi dhe partnerja e tij, Selvije Jao, janë kthyer në çiftin më të dashur për publikun shqiptar dhe një ndër çiftet më të komentuar në rrjete sociale. Sapo këngëtari bëri publike romancën e tij, ai dhe Selvija u kthyen në kryefjalën e mediave dhe ndjekësit presin me padurim të reja prej dyshes.

Ditën e djeshme, aktori i humorit Rezart Veleshnja zbuloi se Selvija dhe Shpati do të martohen më shpejt seç mendonim ne. Ai e mori këtë lajm si surprizë për 35-vjetorin e tij të lindjes, teksa shkruante:

“Kjo është dhurata më e bukur që mora për 35-vjetorin, që ju do martoheni shumë shpejt! Rrofsh vëllai im Shpat, Selvija je motër”

Në rrjete sociale, nuk mungojnë dedikimet e ëmbla e fjalët e dashurisë për njëri-tjetrin, ndërsa së fundmi Selvija na i shkriu zemrat me fjalët që shkroi për partnerin.

Ajo tregoi një nga biliona arsyet për të cilat e do Shpatin dhe ishte fakti që ai pranonte të shihte filmat e preferuar të Selvijes edhe pse i dukeshin fëmijërorë.

“1 nga miliona e biliona arsyet që e dua shumë: Kur sheh filmat e mi të preferuar edhe pse i duken fëmijërorë”- shkruan ajo.

LEXO EDHE:

Back to top button