Stojanovski: Aktgjykimi për Mijallkovin është hap domethënës për ç’robërimin e shtetit

Një hap i rëndësishëm në rrugën që duhet të ndërmarrë shoqëria jonë, kështu vlerëson Aleksandar Stojanovski, nga Qendra për Strategji Evropiane, “Eurothink”, vendimin e sotëm për ish shefin e policisë sekrete, Sasho Mijallkov. Në paraqitjen e tij sonte në emisionin “360 gradë” në Alsat, Stojanovski u shpreh se kjo nuk është faza e fundit dhe se duhet parë se në çfarë forme vendimi do të bëhet i plotëfuqishëm.

Ky është një hap shumë i rëndësishëm në rrugën që shoqëria jonë duhet të marrë për ta ç’robëruar shoqërinë. Kjo nuk është faza e fundit e ç’robërisë, ka ende hapa të rëndësishëm në këtë drejtim. Ne do të duhet të presim për të parë në çfarë forme do të bëhet vendimi i plotëfuqishëm dhe si do të ndodhë vuajtja e dënimit,” tha Stojanovski.

LEXO EDHE:

Back to top button