Kompanitë përballen me mungesë të kuadrit profesional

63% e kompanive në vend përballen me mungesë të kuadrit profesional. Ndërsa pjesa më e madhe e të diplomuarve nuk mund të punësohen për shkak se nuk kanë përgatitje adekuate arsimore për nevojat e tregut. Ministrja e Arsimit tha se nga 400 kompani të anketuara, 85% e tyre kanë treguar interes për të pranuar nxënësit e shkollave të mesme profesionale që ta kryejnë pjesën praktike në kompanitë e tyre. Dikasteri i Arsimit sot ka përmbyllur takimet konsultative në kuadër të karvanit “Mëso me mençuri, puno me profesionalizëm”.

Thuajse në çdo qytet të paktën një kompani është e gatshme të hapë paralele të dyfishtë apo t’i hapë dyert për praktikë, gjë që është përparim i dukshëm në procesin mësimor të arsimit profesional. Vazhdojmë t’i krijojmë programet për vitin e ardhshëm shkollor nëpër shkolla profesionale bashkë me kompanitë -deklaroi Mila Carovska, Ministre e Arsimit dhe Shkencës.

LEXO EDHE:

Back to top button