Koronavirusi në Shqipëri, 50 raste të reja në 24 orët e fundit
Koronavirusi në Shqipëri, 50 raste të reja në 24 orët e fundit
Ministria e Shëndetësisë njoftoi se nga 717 testime, 50 qytetarë kanë rezultuar të infektuar koronavirus në Shqipëri.
Edhe në 24 orët e fundit, nuk është shënuar asnjë humbje jete, ndërsa 49 persona kanë rezultuar të shëruar.
Njoftimi i Ministrisë së Shëndetësisë:
Ministria e Shëndetësisë i bën apel qytetarëve të vaksinohen sa më parë, për të mbrojtur veten dhe shëndetin e të tjerëve. Vaksinat antiCOVID reduktojnë mundësinë e infektimit dhe shmangin në shkallë të lartë hospitalizimet dhe fatalitetet.
Çdo qytetar mbi 12 vjeç, mund të vaksinohet në qendrat shëndetësore.
MSHMS apelon të gjithë qytetarët e vaksinuar me dy doza, të drejtohen në qendrat shëndetësore ose pikat e vaksinimit të përqëndruar, për t’u vaksinuar me dozën e tretë përforcuese.
Qytetarët mbi 60 vjeç dhe ata me imunitet të dobët, që kanë kaluar 4-6 muaj nga kryerja e dozës së tretë, mund të marrin dozën e katërt të vaksinës anti-Covid, sipas rekomandimit të mjekut të familjes.








