Kosovë/ Hiqen të gjitha barrikadat në veri

Kosovë/ Hiqen të gjitha barrikadat në veri

Të gjitha barrikadat që u vendosën pasditen e së dielës në veri të Kosovës janë larguar.

Edhe kamioni i fundit që ishte mbi urën afër pikëkalimit kufitar në Bërnjak, e që sipas policisë kishte defekt, është larguar.

Pengesë për qarkullimin e plotë të lirë është një ekskavator, për të cilën thuhet që ka defekt. Pavarësisht lirimit të rrugës, pikë kalimet kufitare në Jarinjë e Bërnjak vijojnë të mbeten të mbyllura.

Heqja e të gjitha barrikadave është kusht i qeverisë së Kosovës për shtyrjen e zbatimit të vendimit të reciprocitetit të letërnjoftimeve dhe të konvertimit të targave që lëshohen nga autoritetet serbe në “RKS”.

Ditën e djeshme, serbët lokalë në Kosovë vendosën barrikada, për shkak të vendimit të qeverisë për targat dhe dokumentet serbe./euronews.al/

LEXO EDHE:

Back to top button