Kosovë / Qeveria, ndërpriten bisedimet me VV-LDK

Lidhja Demokratike e Kosovës pezulloi negociatat me Vetëvendosjen për formimin e institucioneve pas iniciativës për shkarkimin e kryetarit të saj, Lumir Abdixhikut.

Lidhur me këto zhvillime, nga Vetëvendosje kanë thënë se janë të gatshëm për takime të tjera e për të arritur marrëveshje. Tutje nga Vetëvendosje kanë shtuar se shpresojnë që pas këtyre zhvillimeve të mos “barrikadohet” opozita e të shmangen zgjedhjet e tjera.

Zëdhënësi i Qeverisë, Arlind Manxhuka, ka deklaruar se Lëvizja Vetëvendosje mbetet e përkushtuar për dialog dhe bashkëpunim me partitë politike, me synim krijimin e institucioneve të reja pas zgjedhjeve të 7 qershorit. Një ditë më parë, kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku, bëri të ditur se ka pezulluar negociatat me kryetarin e Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti. Sipas tij, vendimi erdhi pas zhvillimeve të fundit brenda LDK-së, ku janë dorëzuar nënshkrimet për thirrjen e Kuvendit të Jashtëzakonshëm të partisë, me kërkesë për shkarkimin e tij nga posti i kryetarit./Alsat.mk.

LEXO EDHE:

Back to top button