AUV: Dhjetë vatra të reja të lisë së deleve, asgjësohen 1.400 kafshë për të ndaluar përhapjen e sëmundjes

Dhjetë vatra të reja të sëmundjes së lisë te delet dhe dhitë, janë regjistruar që nga fillimi i muajit korrik, ndërsa Agjencia e Ushqimit dhe Veterinarisë, ka asgjësuar 1.400 kafshë për të ndaluar përhapjen e sëmundjes. Sëmundja është konfirmuar në 15 ferma me dele dhe në dy ferma me dele e dhi. Autoritetet theksojnë se kjo sëmundje nuk paraqet rrezik për njerëzit, ndërsa sipas tyre është vendosur ndalim për lëvizjen dhe transportin e deleve dhe dhive në zonat e mbrojtura. Tregjet e kafshëve për dele dhe dhi janë mbyllur në të gjithë territorin e vendit. Agjencia e Ushqimit dhe veterinarisë, u bën thirrje fermerëve që të zbatojnë masat e biosigurisë dhe të raportojnë çdo dyshim për sëmundjen brenda 24 orëve. Që nga rasti i parë i regjistruar në janar, numri i vatrave të kafshëve të prekura nga sëmundja e lisë, ka shkuar në 17./Alsat.mk.

 

LEXO EDHE:

Back to top button