Elisa Spiropali në mocionin për “Marrëveshjen e Re për Shqipërinë”
Një sistem proporcional kombëtar me lista të hapura, ndarja e qartë mes partisë dhe shtetit, si dhe një reflektim mbi mënyrën e ushtrimit të pushtetit janë disa nga propozimet kryesore të ish-ministres së Jashtme, Elisa Spiropali në mocionin për “Marrëveshjen e Re për Shqipërinë”, të cilin ajo e ka bërë publik. Deputetja Elisa Spiropali, ka dorëzuar mocionin në Asamblenë e Përgjithshme të PS-së, përmes të cilit propozon hapjen e një dialogu kombëtar mbi “Marrëveshjen e Re për Shqipërinë”. Spiropali shprehet se dokumenti nuk është një nismë personale, por një propozim i hapur për të gjithë anëtarët e Partisë Socialiste. Sipas saj, Shqipëria ka nevojë për më shumë përfaqësim, më shumë demokraci të brendshme, më shumë meritokraci dhe institucione më të forta, ndërsa PS duhet të nisë ndryshimin duke reformuar fillimisht veten./Alsat.mk.








