Kovid-19 në Shqipëri, 20 të infektuar në 24 orët e fundit

Kovid-19 në Shqipëri, 20 të infektuar në 24 orët e fundit

20 qytetarë janë infektuar me COVID gjatë 24 orëve të fundit në vendin tonë duke e çuar në 291 numrin e rasteve aktive.

Gjatë 24 orëve të fundit janë kryer 642 testime, nga të cilat kanë rezultuar pozitivë me COVID19 15 qytetarë në Tiranë, 3 në Lushnje, nga 1 qytetar në Fier, Divjakë.

Aktualisht në spitalin COVID3 po marrin trajtim 6 pacientë. Në 24 orët e fundit nuk ka asnjë humbje jete me Sars-Cov2.

Janë shëruar 85 qytetarë gjatë 24 orëve të fundit, duke e çuar numrin e të shëruarve në 271,424 që nga fillimi i epidemisë.

“Çdo qytetar mbi 12 vjeç, mund të vaksinohet në qendrat shëndetësore. Të gjithë qytetarët e vaksinuar me dy doza, të drejtohen në qendrat shëndetësore ose pikat e vaksinimit të përqëndruar, për t’u vaksinuar me dozën e tretë përforcuese.

Qytetarët mbi 60 vjeç dhe ata me imunitet të dobët, që kanë kaluar 4-6 muaj nga kryerja e dozës së tretë, mund të marrin dozën e katërt të vaksinës anticovid, sipas rekomandimit të mjekut të familjes”, sipas ministrisë.

LEXO EDHE:

Back to top button