Kremlini njofton një takim të mundshëm midis Putinit, Trumpit dhe Xi-së
Këshilltari i Kremlinit, Yuri Ushakov, tha se ekziston mundësia e një takimi trepalësh midis presidentit rus Vladimir Putin, presidentit të SHBA-së Donald Trump dhe presidentit kinez Xi Jinping në samitin e ardhshëm të Bashkëpunimit Ekonomik Azi-Paqësor (APEC), raportuan mediat botërore .
Kur u pyet nëse një takim i tillë po shqyrtohej, Ushakov konfirmoi se ishte diskutuar.
Ai tha se të tre udhëheqësit pritet të marrin pjesë në samit dhe se, nëse gjithçka shkon sipas njoftimit, ata do të jenë në gjendje të takohen.
Bashkëpunimi Ekonomik Azi-Paqësor do të mbahet më 18 dhe 19 nëntor 2026 në qytetin Shenzhen të Kinës.
Shtëpia e Bardhë ende nuk ka komentuar mbi takimin e mundshëm.







