KRRE publikon çmimet e reja të karburanteve
Çmimet e karburanteve në Maqedoninë e Veriut ndryshojnë nga sot, sipas vendimit të ri për çmimet me pakicë të Komisionit Rregullator të Energjetikës. Benzina Eurosuper BS-95 dhe BS-98 lirohet me nga 2 denarë për litër, ndërsa dizeli Eurodiesel shtrenjtohet për 1 denar për litër dhe do të ketë çmim të ri. Për 0.50 denarë për litër rritet edhe çmimi i vajit ekstra të lehtë për amvisëri. Ndërkohë, mazuti lirohet për 1.6 denarë për kilogram. Ndryshimet vijnë pas uljes së akcizës me 2 denarë për litër për benzinat dhe me 4 denarë për litër për dizelin./Alsat.mk.








