Kryeministri Hristijan Mickoski njoftoi kontrolle të thelluara në të gjitha kompanitë që prodhojnë kanabis mjekësor

Kryeministri Hristijan Mickoski njoftoi kontrolle të thelluara në të gjitha kompanitë që prodhojnë kanabis mjekësor

Gazetar: Angell Dimovski

Kryeministri Hristijan Mickoski nuk dha detaje shtesë për aksionin e lidhur me kanabisin, duke theksuar se do të jetë shumë i kujdesshëm pasi bëhet fjalë për hetim serioz dhe në rrjedhë e sipër. Ai paralajmëroi se do të kryhen kontrolle në të gjitha kompanitë prodhuese.

“Janë tashmë 40 tonelata dhe nuk do të befasohesha nëse deri në fund arrijmë në 100. Të martën, në mbledhjen e Qeverisë, do të marrim vendim që të hyhet kudo dhe të kryhen kontrolle në të gjitha vendet. Për fat të keq, ky rezultat është pasojë e politikës së gabuar karteliste që e udhëhoqi qeveria e mëparshme e LSDM dhe BDI,” deklaroi Hristijan Mickoski – kryeministër.

Sipas Mickoskit, nuk ka nevojë për rregulla dhe ligje më rigoroze për prodhimin dhe eksportin e kanabisit mjekësor, por është e nevojshme vetëm respektimi i plotë i ligjit ekzistues.

“Ligji është në përgjithësi i njëjtë, por një ministër, dhe kjo këtyre ditëve do të shqyrtohet, ka lejuar të ndryshohet Rregullorja e cila është në kundërshtim me ligjin. Pra, kemi aktet nënligjore që janë në kundërshtim me vetë ligjin. Asnjë njohës, asnjë që është i suksesshëm në këtë biznes, nuk më ka thënë se lulja e kanabisit që nuk trajtohet sipas standardeve të veçanta, e kultivuar në ambiente të mbyllura e të ngjashme, tani të mos hyj në ato detaje, mund të prodhojë lule që më pas do të përdoret për prodhimin e vajit, e ky vaj të përdoret për qëllime mjekësore,” tha Hristijan Mickoski – kryeministër.

Kanabisi për qëllime mjekësore është i ligjshëm që nga viti 2017. /alsat.mk

LEXO EDHE:

Back to top button