Kurti fton serbët të heqin barrikadat: Eskalimi i intereson vetëm Vuçiqit

Para fillimit të mbledhjes së Qeverisë së Kosovës kryeministri i Albin Kurti ka folur para kabinetit qeveritar për situatën e krijuar në pikën kufitare të Jarinjës, derisa ka falënderuar MPB dhe Policinë e Kosovës.
Kurti tha se nuk është në interes të askujt tensionimi i situatës, derisa i ka bërë thirrje kryetarëve të komunave në veri që të zhbllokojnë rrugën.

Ai e ka quajtur të drejtë vendimin, derisa shtoi se kjo garanton lëvizjen e lirë të qytetarëve.

“Që nga data 20 shtator ka filluar zbatimi i Qeverisë për targat e përkohshme. Me këtë rast falënderoj MPB për punën e shkëlqyer këto dy ditë në administrimin e këtij vendimi. Falënderoj policët për profesionalizimin dhe korrektësinë e tyre. Vendimi është i drejtë dhe garanton lëvizjen e lirë të qytetarëve të Kosovës përfshirë edhe ata serbë.

Përgjigja politike e këtyre ditëve nga qytetarët tanë dhe serbët lokal tregon më së mirë gatishmërinë r tyre.

Pengesat në rrugë janë duke u vërë me disa kamionë dhe kjo përmban shkelje, ftoj kryetarët e komunave në veri që të tërheqin veturat zyrtare nga komuna. Vënia e ligjshmërisë në vend është interes i të gjithëve. Për incidente dhe eskalim nuk kanë interes shteti i Kosovës. dhe as qytetarët e vendit tonë, nuk ka interes as Serbia duket se vetëm një individ ka interes për incident e ky është presidenti i Serbisë”, deklaroi Kurti.

Kurti tha se oferta e vetme është që tabelat e përkohshme t’i heqin të dyja palët, pasi që nuk është në interes të Serbisë mosvazhdimi i dialogut.

LEXO EDHE:

Back to top button