Kush është 78-vjeçari Dondal Tramp?

Kush është 78-vjeçari Dondal Tramp?

Gazetare: Xhesika Sallahi

Nga një ndër miliarderët më të njohur në SHBA, në majat e politikës amerikane. President i SHBA-ve u njoh me politikën për herë të parë në vitin 2015. Ai mori menjëherë vëmendje nga idetë e tij, kryesisht për luftën ndaj emigracionit të paligjshëm dhe çështje të tjera, që për shumë njerëz konsideroheshin si radikale. Në nëntor të 2016, Tramp u bë kreu i Shtëpisë së Bardhë por nuk arriti të siguronte një mandat të dytë radhazi në zgjedhjet e 2020. Humbjen e tij karshi Bajden, ai nuk e pranoi lehtë. Më 6 janar të 2021, ndodhi kryengritja e dhunshme në Kongresin Amerikan, ngjarje që i bën shumë njerëz, donatorë e përfshi mbështetës politik, të hiqnin dorë nga mbështetja. Tramp u përball me akuza të shumta ligjore, dhe u shpall fajtor për 34 akuza në lidhje me falsifikimin e regjistrave biznesorë për të ndikuar në zgjedhjet presidenciale të vitit 2016, përmes pagesave për heshtjen e një aktoreje të pornografisë. Tramp, mes të tjerash, u përball edhe me dy tentativa për vrasje, njëra prej të cilave gjatë fushatës së tij zgjedhore, pasi rikandidoi për president të shteteve të bashkuara. Mes retorikës së ashpër, racizmit dhe politikave të tij ekstreme, Trump fitoi zgjedhjet sërish, duke u zotuar se shumë pak lëvizje do të ketë në agjendën e tij, veçanërisht në funksion të rimodelimit të qeverisë federale dhe hakmarrjes ndaj armiqve të tij. /Alsat.mk

LEXO EDHE:

Back to top button