Kuvend, interpelanca ndaj Spasovskit në rend dite

Në Kuvend sot duhet të mbahet vazhdimi i seancës së 39-të, në të cilën kanë mbetur edhe 24 pika në rendin e ditës, transmeton Alsat. Në fundin e kësaj seance është edhe interpelanca ndaj ministrit të Punëve të Brendshme, Oliver Spasovski, që është inicuar nga Aleanca për Shqiptaret dhe Alternativa.

Interpelanca në Kuvend është pranuar me 24 shkurt, kurse 12 deputetë të ASH-AAA-së kërkojnë përgjegjësi për Spasovskin pas arratisjes së Nikolla Gruevskit dhe “Sasho Mijallkovit”.

Në rend dite është edhe propozim ligji për ratifikimin e Marrëveshjes mes palëve të Marrëveshjes Veriatlantike për siguri të informacioneve, dhe për emërimin e anëtarëve të Komisionit Rregullatorë për Energjetikë dhe shërbime të ujit.

Deputetët gjithashtu duhet të debatojnë për propozim programin për ndryshimin e Programit afatmesëm për formimin, ruajtjen, ripërtëritjen dhe përdorimin e rezervave të mallrave për periudhën 2021-2025, si dhe për propozim ndryshimet në Ligjit për Tatimin mbi Fitimin, për shpalljen e malit Sharr për Park Kombëtar dhe për ndryshimin e Ligjit për Shërbimin në Ushtri, të tre këto propozime në lexim të parë.

LEXO EDHE:

Back to top button