Kuvendi rrëzon ligjin e Selës për përfaqësim të drejtë dhe adekuat
Kuvendi hodhi poshtë propozim ligjin për përfaqësim të drejtë dhe adekuat i dorëzuar nga grupi i deputetëve të Lidhjes Shqiptare. Në debat shumë pak u fol për propozim ligjin por më tepër u bënë krahasime me propozim ligjin tjetër të dorëzuar nga Qeveria si dhe për të drejtat e bashkësive etnike. Siç theksoi deputeti Ziadin Sela, propozim ligji i tyre bazohet në kuota etnike ndërsa nga deputetët e shumicës u theksua se një gjë të tillë nuk do të pranojë Gjykata Kushtetuese. Për propozim ligjin votuan vetëm dy deputetë.
Elementi bazë dhe themelor në të cilin bazohemi në ligj është kuota etnike si kriter bazë për të pas një ligj që do të ishte gjithëpërfshirës dhe do i përfshinte të gjitha komunitetet etnike. Kjo nuk do të thotë që përjashton profesionalizmin dhe nuk kam dilemë që të gjithë qytetarët dhe gjitha bashkësitë etnike kanë profesionistët e vet të cilët e kanë dëshmuar në të kaluarën por edhe sot që dinë në të mënyrë të përkryer të bëjnë detyrat që ua ngarkon vendi i punës. Parimet kryesore në të cilat bazohemi është përfaqësimi proporcional i bashkësive etnike, tha Ziadin Sela – Lidhja Shqiptare.








