Ky është filmi më i gjatë i realizuar ndonjëherë: Për ta parë, duhet të lini mënjanë më shumë se 1 muaj

Ky është filmi më i gjatë i realizuar ndonjëherë: Për ta parë, duhet të lini mënjanë më shumë se 1 muaj

Ndërsa një film tipik zgjat nga 90 minuta deri në 2 orë, shumë regjisorë kryesorë kanë justifikuar me sukses krijimin e filmave të tyre artistikë në kinema që zgjasin deri në tre orë e më shumë.

Por a e dini se filmi më i gjatë i realizuar ndonjëherë thyen të gjithë kufijtë e kohëzgjatjes? Filmi “Logistics” u shfaq në Suedi në vitin 2012, ai zgjat deri në 35 ditë e 17 orë.

“Logistics” nuk është një film standard i Hollivudit. Filmit eksperimental të konceptuar dhe drejtuar nga regjisorët suedezë Erika Magnusson dhe Daniel Andersson i mungon ndonjë strukturë konvencionale.

 

Siç thuhet në faqen e internetit të filmit, koncepti filloi me pyetjen,  ” Nga vijnë të gjitha pajisjet?” Erika dhe Anderson u përpoqën t’i përgjigjen kësaj pyetjeje duke ndjekur ciklin jetësor të një vegël – një hapometri.

Historia fillon në një dyqan në Stokholm, ku shiten artikujt, më pas lëviz prapa për të gjurmuar rrugën drejt konsumatorit.

Filmi i çon shikuesit në një kamion, një tren, një anije të madhe kontejnerësh dhe më në fund një fabrikë në qytetin e Kinës Bao’an.

 

Udhëtimi zhvillohet në kohë reale, kështu që audienca merr një kuptim real dhe të saktë të kohës dhe nevojave të dërgimit të pajisjeve te njerëzit që i përdorin ato në anën tjetër të botës.

Më poshtë mund ta shikoni montazhin 72-minutësh të filmit:

LEXO EDHE:

Back to top button