Liberalizimi i vizave, qytetarët ndihen të diskriminuar por edhe me shpresë

Liberalizimi i vizave, qytetarët ndihen të diskriminuar por edhe me shpresë

Qytetarët kanë shpresë që përfaqësuesit e institucioneve të Kosovës do të përdorin kanalet e veta bilaterale për të diskutuar kërkesat e reja të grupit punues për viza të Këshillit të BE-së, në mënyrë që të arrihet konsensus për lajmin e shumëpritur. E krejt kjo duhet të arrihet për mbledhjen e ardhshme të këtij grupi, e cili do të mbahet më 9-10 nëntor të këtij viti.

Në takimin e grupit punues të 13 tetorit, janë shtruar tri çështje: lidhja e liberalizimit të vizave për Kosovën me funksionalizimin e sistemit ETIAS, harmonizimi i sistemit kosovar të vizave me atë të Bashkimit Evropian, si dhe marrëveshja për riatdhesimin e qytetarëve.

Qytetarët ndihen si të lënë anash në krahasim me shtetet tjera të cilat mund të lëvizin lirshëm në vendet e BE-së, por shprehen entuziast dhe kanë shpresa se këtë vit do të ndodhë liberalizmi i vizave.

Reshat Ymeri tha se liberalizimi i vizave është e domosdoshme dhe tash kemi mbështetjen e shumë shteteve.

“Liberalizimi i vizave duhet të bëhet gjithsesi. Gjermani, Polonia edhe Çekia, Sllovakia na ka pranuar, pritet që brenda këtij viti kalendarik të aprovohet në diplomacinë evropiane. Liberalizimi i vizave është i domosdoshëm për neve kosovarët sepse të gjitha shtetet fqinje e kanë liberalizimin e vizave, vetëm ne nuk e kemi, duhet patjetër të bëhet. Unë i pari jam që shkoj jashtë vendit sepse i kam atje familjen e ngushtë. Si të bëhet liberalizimi i vizave do të shkojmë gjithsesi, do të vizitojmë familjarët tanë, atdhetarët tanë të cilët i kemi në perëndim. Kthehem, zakonisht kthehem se këtu e kam pensionin, këtu e kam shoqërinë, rrethin këtu e kam, ambientin, jeta është dinamike. Të gjithë shtete e kanë liberalizimin e vizave, edhe ne duhet të kemi patjetër. Çekosllovakia, Polonia, Gjermania edhe Ukraina kanë folur fjalën të mira për liberalizimin e vizave për neve kosovarëve”, tha ai.

Ndërsa, Bajram Berisha e cilëson si proces të vonuar. Sipas tij, kosovarëve duhet t’i  lëshohen vizat në mënyrë që të jenë më të lirë për të lëvizur dhe për t’u kthyer e punuar më shumë për vendin e tyre.

LEXO EDHE:

Back to top button