Ligji për mbrojtjen e popullsisë, pranohen disa amendamente të VMRO-së

Mbaron debati mbi amendamentet ndaj propozim-Ligjit për mbrojtjen e popullsisë nga sëmundjet ngjitëse. Pushteti pajtohet me kërkesën e opozitës për lehtësimin e masave për mbajtjen e detyrueshme të maskave. Maskat mbeten të detyrueshme në hapësira të hapura dhe të mbyllura përveç: aktiviteteve sportive në hapësira të hapura dhe hapësira të mbyllura (duke respektuar protokollet për distancë, dezinfektim etj), gjatë lëvizjes me makinë kur shoferi është vetëm ose me anëtarë të familjes, gjatë sportit në shtëpi private, gjatë qëndrimit në objekte gastronomike, nëse përdoret mbrojtëse tjetër e gojës (specifike për vendin e punës), nëse personi është nën moshën 6 vjeçare dhe nëse personi ka sëmundje specifike, është person me aftësi të veçanta ose person me pengesa në zhvillim për çka mbajtja e maskës do të ishte problematike dhe do të kishte kundër efekt. Në çdo situatë tjetër maskat janë të detyrueshme që nga dalja e shtëpisë, në: hapësira publike, në treg, transport publik dhe hapësira të operatorëve privat ku ka grumbullime si: markete, shitore, banka, poshtë, shtëpi shëndeti etj, si dhe në institucione shtetërore.

Situatat kur nuk duhet përdorur maska.
aktiviteteve sportive në hapësira të hapura dhe hapësira të mbyllura;
gjatë lëvizjes me makinë kur shoferi është vetëm se më anëtarë të familjes;
gjatë sportit në shtëpi private;
gjatë qëndrimit në objekte gastronomike;
nëse përdoret mbrojtëse tjetër e gojës (specifike për vendin e punës);
nëse personi është nën moshën 6 vjeçare;
nëse personi ka sëmundje specifike, është person me aftësi të veçanta ose person me pengesa në zhvillim;

Pushteti ka hequr dorë edhe nga ndalesa e grumbullimeve familjare, përveç ndalesës për ahengje familjare. Nuk u pranuan dy amendamentet e opozitës shqiptare. Deputeti i partisë Alternativa kërkoi që harxhimet për kurim nga Kovid-19 në klinika private të paguhen nga Fondi Shëndetëso.

Me këtë dispozitë vetëm dua të shtoj qartësimet  dhe të mos krijohet amulli në opinion që pacienti të mos friket të shkon në klinika private se do të paguaj nga xhepi i tij- deklaroi Hisni Ismaili, Deputet i Alternativës.

Ministri i Shëndetësisë, Venko Filipçe nuk pranoi amendamentin e opozitës shqiptare për shkak se sipas tij me masat e reja dhe organizimin e institucioneve shëndetësore një gjë e tillë e parashikojnë në nenin 1 të propozim-ligjit.

Me vendimin e ministrisë për të angazhuar kapacitete shtesë kjo nënkupton hyrje në rrjet dhe me automatizëm kuptohet se për pacientë që adresohen në klinika private, harxhimet të hiqen nga Fondi Shëndetësorë- pohoi Venko Filipçe, Ministër i Shëndetësisë.

Neni 1

  • Personat e infektuar detyrimisht kurohen në institucionet publike shëndetësore,
  • Me përjashtim, personat e infektuar kurohen edhe në institucionet shëndetësore private të cilat kanë leje për këtë lloj veprimtarie ose në kushte shtëpiake, nëse ka kushte për këtë,
  • Nëse institucionet shëndetësore publike janë me kapacitete të mbushura, personat e infektuar me virus korona, me pajtim paraprak nga Ministria e Shëndetësisë, mund të kurohen edhe në institucionet shëndetësore private, të cikat kanë leje për këtë veprimtari.

 Propozim/ndryshimet rregullojnë edhe kompetencat e shtuara të inspektorateve. Shërbimet e inspektimit kanë të drejtë të mbyllin veprimtarinë e institucionit që nuk respekton masat përkohësisht prej 10 deri në 30 ditë. Gjobat për shkeljen e masave janë prej 250 euro për personat fizik, deri më 30 mijë euro për personat juridik dhe tregtarët e mëdhenj.

Adrian Kerimi

 

 

LEXO EDHE:

Back to top button