LSDM-ja dhe BDI-ja bashkë kundër Izet Mexhitit

LSDM-ja dhe BDI-ja bashkë kundër Izet Mexhitit

LSDM dhe BDI u bënë bashkë edhe në opozitë. Kauza për të akuzuar i rreshtoi krah për krah dy subjektet që 8 vitet e kaluara kanë udhëhequr me Ministrinë e Mjedisit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinorë, shkruan Alsat.

Akuza e njëjtë, me gjoja dëshmi të njëjta dhe për shënjestër të njëjtë.

Më 22 shkurt, BDI kumtoi sipas tyre një skandal në të cilin është i përfshirë zëvendëskryeministri i parë dhe ministri i Mjedisit, Izet Mexhiti.

Sot  akuzën e njëjtë, me përmbajtje të ndjetë, madje duke u bazuar në dokumentin e njëjtë e bëri edhe LSDM-ja.

Për dallim nga integristët që faji  ia faturojnë zëvendëskryeministrit të parë, LSDM-ja në akuza përfshinë edhe Artan Grubin, por që përmbajtja e nxjerrë nga kumtesa e BDI-së, duket qartë se është përkthyer nga versioni i gjuhës shqipe, duke e zgjeruar vetë  në zhargoni politik dhe duke e precizuar me terme juridike.

BDI dhe LSDM që vetëm para 1 muaji akuzuan njëra tjetrën për rezultatin zgjedhor dhe koeficientin rekord partiak inkriminues për kokë funksionari, dyja subjektet akuzuan njëra-tjetrën edhe për faktin se cila ka punuar më shumë se tjetra për ta kthyer ish kryeministrin Nikolla Gruevski në shtet.

Në 17 vitet e fundit me Ministrinë e Mjedisit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinorë kanë udhëhequr 6 ministria të BDI-së dhe një i LSDM-së./ Alsat.mk

LEXO EDHE:

Back to top button