LSM-ja kërkon rritje të pagave: Qeveria po manipulon punëtorët

LSM-ja kërkon rritje të pagave: Qeveria po manipulon punëtorët

Pas vendimit të Qeverisë për rritjen e pagave në Ministrinë e Punëve të Brendshme, Lidhja e Sindikatave të Maqedonisë (LSM) aktivizoi kërkesën për rritjen e pagave në administratën publike. LSM-ja i ka kërkuar Qeverisë që menjëherë të marr vendimin për rritjen e rrogave për 18.4 për qind në përputhje me Ligjin dhe jo të manipulojë punëtorët me rritje paushallë të pagave për 2, 3, 5, 10 apo 15 për qind pa kurrfarë kriteresh. Sipas Lidhjes së Sindikatave, Qeveria po udhëheq politika të gabuara, duke menduar në këtë mënyrë ballafaqohet me krizën, ndërsa të dhënat tregojnë të kundërtën. “Dallimi midis pagës neto dhe shportës sindikale në vitin 2022 është 7384 denarë. Kjo është shuma që mungon me qëllim që një familje katëranëtarëshe me pagë mesatare dhe me vetëm një të punësuar të mund të jetojë normalisht. Një vit më parë dallimi ishte shumë më i vogël. Nga ana tjetër rritja e çmimeve dhe shpenzimeve për jetë, rritja e inflacionit ndikon në uljen e vlerës reale të të ardhurave, gjithashtu edhe në fuqinë blerëse të punëtorëve, gjë që çon drejt varfërimit të popullatës”, theksojnë nga LSM./Alsat.mk

LEXO EDHE:

Back to top button