Bullgaria drejt zgjedhjeve të parakohshme

Bullgaria drejt zgjedhjeve të parakohshme

Bullgaria shkon drejt zgjedhjeve të parakohshme. Partia Socialiste bullgare nuk arriti të sigurojë shumicë dhe kthen mandatin për formimin e Qeverisë së re. Kjo u bë e qartë pasi sot nuk kaloi përpjekja e kësaj partie që si pikë në rendin e ditës të jetë programi për punën e Kuvendit në gjashtë muajt e ardhshëm. Vendimi për krizën politike në të cilën ndodhet Bullgaria pasi partia “Ka një popull të tillë” e Sllavi Trifonovit braktisi qeverinë tani është në duart e presidentit Rumen Radev. Ai disa herë paralajmëroi se nëse nuk gjendet zgjidhje dhe s’ka qeveri të re, zgjedhjet e parakohshme janë të pashmangshme. Si datë e mundshme për mbajtjen e zgjedhjeve përmendet 2 tetori. /Alsat.mk

 

LEXO EDHE:

Back to top button