Maluma ka gati super bashkëpunimin e radhës, ja më kë do të bashkëpunojë këtë herë

Maluma është një nga këngëtarët më të mirë ndërkombëtar dhe kjo s’do mend. Duke qenë se prodhon vetëm hite, edhe fansat duan këngë mundësisht çdo muaj.

Në fakt kolumbiani është tejet aktiv dhe këtë s’e mohojmë dot. Teksa ende nuk ka shijuar sukseset e këngës me The Weeknd e J Lo, ai po vjen me një tjetër duet.

Këtë herë ai ka bashkuar forcat me Piso 21, për këngën që do publikohet ditën e nesërme.

Dy artistët kanë ndarë një sekuencë nga videoklipi në rrjetet sociale dhe duhet të përgatitemi për perlën e radhës.

Pak ditë më parë, “Hawai” ka arritur gjysmë miliardi klikime në 4 muaj. Këngëtari latin ka ndarë një foto nga kënga në “Youtube” dhe ka treguar se ka mbetur i befasuar që është 500 milionë herë.

Madje për shkak të këtij suksesi të jashtëzakonshëm disa javë më parë, Maluma e solli këngën e tij dhe në një verision të ri në duet me artistin me famë boëtrore The Weeknd.

Në më pak se një javë nga publikimi kënga arriti mbi 26 milionë klikime dhe për disa ditë me radhë ishte një ndër kënëta më të dëgjuara në Spotify.

 

View this post on Instagram

 

A post shared by MALUMA (@maluma)

LEXO EDHE:

Back to top button