Maqedonia, ndër shtetet me vdekshmërinë më të lartë për kokë banori në Evropë

Bilanci i 24 orëve të fundit prej mbi 1,400 të prekur dhe 21 viktima nga virusi korona ka renditur vendin tonë ndër shtetet me vdekshmëri më të lartë për kokë banori në Evropë. Raporti i ISHP-së tregon se në javën që lamë pas në periudhën 12-18 nëntor kanë vdekur 92 pacientë në një milion banorë. Në Kliniken infektive në Shkup, çdo ditë jeta dhe vdekja janë shumë afër.

- Advertisment -

https://www.youtube.com/watch?v=s4mnLcpHLk0&feature=youtu.be

 Hapësirat në repartin modular të Klinikës Infektive janë të mbushura përplot. Ka shtretër edhe në korridor në pritje të lirimi të një vendi nga një pacient, i cili shërohet apo edhe ndërron jetë. Ndërkaq, në krahun tjetër shikojmë autoambulancat që sjellin pacientë vazhdimisht këtu në gjendje mjaft të rëndë shëndetësore.”

Në përpjekje të krijimit të hapësirave të reja spitalore, nga Ministria e Shëndetësisë thonë se që nesër do të jetë gati edhe Klinika e Oftamologjisë si kovid-qendër me 33 shtretër dhe furnizim oksigjeni. Si Ministri i Shëndetësisë Venko Filipçe ashtu edhe Kryeministri Zoran Zaev thanë se çdo hap i ndërmarr bëhet në dobi të ruajtjes së shëndetit publik.

Ja për vetëm dy javë faktori R-zero i transmisionit është ulur nga 1,5 në koeficientin 1. Unë pres që do të ketë edhe efekte plotësuese në periudhën që pason. Kështu që siç janë të dimensionuar tani- deklaroi Filipçe.

 

 Nuk ekziston çështje më e rëndësishme se aspekti shëndetësor në këtë krizë. Nuk do të jep efekte shtesë andaj edhe nuk propozohet ora policore apo e njohur si ‘lock down’ sepse tani dihet shumë më tepër sesa në shkurt-mars kur filloi kriza. Cilat efekte jepen, si përhapet virusi dhe kështu me radhë- pohoi Zoran Zaev.

 

Se sa serioze është situata në vendin tonë, tregon edhe indeksi i Qendrës Evropiane për parandalim dhe kontroll të sëmundjeve. Mbi mesataren nga shumë vende të Evropës qëndrojmë  me incidencë prej 440 të diagnostikuar dhe 8,76% të vdekurish në 100 mijë banorë.

Qendra Evropiane për parandalim dhe kontroll të sëmundjeve

Vdekshmëria në disa shtete të Evropës në 1 milion banorë:

Belgjikë – 70 pacientë (24-30.10)

Çeki – 49 pacientë (15-22 tetor)

Itali – 29 pacientë (28-04 nëntor)

Francë – 26 pacientë (23-29 tetor)

Britani – 25 pacientë (25-31 tetor)

Aktualisht, në të gjitha spitalet e vendit ka edhe 60 shtretër të lirë. Në 24 orët e fundit 41 pacientë të prekur me CoVid-19 janë hospitalizuar, ndërkaq gjithsej 1,258 janë në kurim spitalor në të gjitha spitalet.

Përgatiti: Adnan Qaili

LEXO EDHE:

Back to top button