Mariah Carey thotë që Ellen e ka detyruar të pijë alkool menjëherë pas abortit


Gazetarja Ellen DeGeneres dhe emisioni i saj po akuzohen nga ish-punonjës se ka pasur ngacmime dhe racizëm në ambientin e punës dhe Ellen po kalon një kohë të vështirë.

Punonjësit e tanishëm dhe të dikurshëm të emisionit të saj thonë se janë përballur me racizëm, frikë dhe kërcënim. Ata thonë se janë pushuar nga puna pasi kanë marrë leje për probleme shëndetësore ose për raste vakie për familjarët.

Mirëpo, duket se këngëtarja Mariah Carey i ka hedhur benzinë zjarrit me deklaratën e saj të fundit, pasi ka treguar se kur ishte e ftuar në emisionin e Ellen, kjo e fundit e ka detyruar të flasë për shtatzëninë e saj dhe të pijë alkool pas abortit.

Këngëtarja u shpreh se presioni që i ushtroi Ellen e bëri të ndihej shumë në siklet.

“Isha jashtëzakonisht në siklet në atë moment, kjo është gjithçka që mund të them. Dhe me të vërtetë e kam pasur të vështirë të përballem me pasojat. Nuk isha gati t’i tregoja askujt sepse kisha pësuar një abort spontan. Nuk dua t’i hedh më shumë benzinë zjarrit, por nuk e shijova atë moment”- tregoi Carey.

Mirëpo, teksa shumica e ndjekësve të emisionin se Ellen do të zëvendësohej këtë vit nga figura të tjera të njohura, nuk ka qenë kështu! Gazetarja do të rikthehet për të drejtuar sezonin e 18-të të emisionit të saj, ndërsa hetimet mbi akuzat për një vend toksik pune vijojnë.

LEXO EDHE:

Back to top button