Nuk i mungon kurrë humori, ja si Bes Kallaku ia uron përvjetorin Xhensilës


Tre vite më parë, Bes Kallaku dhe Xhensila Myrtezaj kurorëzuan në martesë dashurinë e tyre disavjeçare. Dasma e tyre do të mbahet gjatë pasi zgjati një javë dhe u zhvilluan tre ceremoni. Sot në përvjetorin e martesës, Besi ka zgjedhur ta urojë Xhensilën publikisht, por sigurisht nuk i ka munguar humori që e karakterizon.

Ai ka zgjedhur një foto nga seti fotografik i martesës, por në këtë shkrepje Besi shfaqet duke puthur një statujë dhe jo Xhensilën.

“Urime tre vjetorin e martesës o jet”, shkruan Besi.

Në foto ata kanë marrë urime të shumta nga fansa e kolegë. Kujtojmë se Xhensila dhe Besi janë prindër të një vajze të quajtur Ajka.

LEXO EDHE:

Back to top button