" "
Çelja e negociatave me Maqedoninë e Veriut dhe Shqipërinë, janë një nga prioritetet e presidencës franceze të BE-së, tha zëvendëskryeministri Bojan Mariçiq, në paraqitjen e tij të sotme në emisionin “360 Gradë”, në Alsat. Sipas tij, Franca mund të ndihmojë shumë nëse e mbështet realisht procesin.
“Presidenca franceze është e interesuar edhe për çështjet tona të hapura, është vënë në prioritet hapja e negociatave me Maqedoninë e Veriut dhe Shqipërinë, dhe besojmë se presidenti Makron, personalisht dhe e gjithë qeveria e tij, dhe ekipi i tij mund të ndihmojnë shumë, nëse si presidencë franceze e mbështesin këtë proces në mënyrën e duhur”, tha Mariçiq. /Alsat.mk








