Marrëdhëniet Maqedoni-Bullgari, Kaiçev: Rezultati zgjedhor s’mund të ndikojë ndaj procesit të bisedimeve

Epilogu i zgjedhjeve të së dielës në Bullgari nuk do të ketë asnjë reflektim në punën e historianëve, thotë Zv/kryetari i Komisionit të përbashkët të historisë nga pala bullgare, Naum Kaiçev. Në një intervistë për Alsat, Kaiçev nuk pranoi të komentojë fushatën parazgjedhore të partive politike, megjithëse sipas tij, edhe partitë mund të kenë pikëpamje për historinë.

Zgjedhjet parlamentare në Bullgari në asnjë mënyrë nuk ndikojnë në punën tonë. Jemi komision ekspert, jo politik. Madje, parimisht partitë politike janë unike rreth historisë dhe çështjes me Maqedoninë e Veriut, andaj puna jonë do të vazhdojë pavarësisht se cili do të jetë rezultati i zgjedhjeve – deklaroi Naum Kaiçev, Zv/kryetar i Komisionit nga pala e Bullgarisë.

Kaiçev konfirmoi se vazhdojnë përpjekjet për harmonizimin e procesverbalit për takimin e 11-të, 12-të si dhe raportin vjetor, por se progresi është i ngadaltë. Sipas tij mbeten dallimet e skajshme për Car Samoilin.

Dallimet themelore lidhen me atë që kolegët nga Shkupi e emërtojnë shtetin Maqedonia e Veriut, por format që dalin nga ajo si maqedonase, shtet maqedonas. Në bullgarisht është shtet maqedono-verior. Në planin ndërkombëtar, KE është e pranuar formula “E Maqedonisë së Veriut”, përkatësisht historianë/libra të Maqedonisë së Veriut. Në këtë frymë e kërkojmë zgjidhjen – tha Naum Kaiçev, Zv/kryetar i Komisionit nga pala e Bullgarisë.

Përskaj raportit vjetor të Komisionit të historisë, për mbajtjen e konferencës dypalëshe ndër-qeveritare nevojitet edhe harmonizim i Planit të Përbashkët Aksionar nga ana e ministrive të jashtme. Por as në këtë drejtim nuk ka asgjë të re, ndonëse Ministri, Osmani më 16 shkurt tha se 99% e planit ishte harmonizuar. Marrëdhëniet mes Shkupit e Sofjes së fundmi hynë në fazë tensionuese, aq sa dy shtet shkëmbyen nota proteste mes njëra tjetrës. Zgjedhjet parlamentare në Bullgari mbahen nesër. Sipas sondazheve, partia GERB e kryeministrit, Bojko Borisov sërish do të fitojë, ndërsa e dyta do të del opozitarja, Partia Socialiste. Besohet se VMRO-ja e Zv/kryeministrit, Krasimir Karakaçnov nuk do të kalojë pragun për të hyrë në parlamentin bullgar.

Anesa Salihu

LEXO EDHE:

Back to top button