Marrëveshja Kosovë-Serbi në Uashington ngjall debate të shumta në Kosovë


Me qëndrime të ndryshme për Marrëveshjen edhe ekspertët. Profesori universitar në Kosovë, Milazim Krasniqi thotë se marrëveshja në mes palës kosovare dhe asaj serbe e nënshkruar me praninë e presidentit amerikan, Donald Trump paraqet një zhvillim pozitiv dhe një lloj impulsi për procesin e Brukselit. Megjithatë në pikën ku përmendet liqeni i Ujmanit ai thotë se Serbia është futur si hisedar në resurset e Kosovës.

“Në njëfarë mënyre edhe Serbia është futur si hisedar edhe në resurset e Ujmanit. Kjo mbetet të shihet edhe abitrimi amerikan se nga do të shkoj  por evidente është se ka një pranim të interesit të Serbisë në këtë resurs .Me këto projekte infrastrukturore ,  por edhe me këtë projektin e mini-schengenit janë që e pranojnë ose e bëjnë të mundshëm penetrimin e interesave ekonomike ndoshta edhe politike të Serbisë në Kosovë. Jo në kuptim të rikthimit të saj kështu  por në kuptim të pranimit të një interesit të Serbisë dhe ndikimit të Serbisë në Kosovë dhe Ujmani përkatësisht Gazivoda është indikatori kryesor i këtij koncepti- Profesori universitar në Kosovë, Milazim Krasniqi.

LEXO EDHE:

Back to top button