Matthew Perry shpenzoi nëntë milionë euro për t’u tërhequr nga varësia ndaj alkoolit dhe drogës

Matthew Perry shpenzoi nëntë milionë euro për t’u tërhequr nga varësia ndaj alkoolit dhe drogës

Matthew Perry zbuloi se ka shpenzuar rreth nëntë milionë dollarë apo nëntë milionë euro gjatë jetës së tij për t’u tërhequr nga varësia ndaj alkoolit dhe drogës.

Aktori i famshëm tregoi për New York Times se ishte 18 muaj esëll, gjatë kohës kur u transmetua “Friends” në maj të vitit 2021.

“Unë ndoshta kam shpenzuar nëntë milionë dollarë ose diçka ashtu duke u përpjekur të bëhem esëll”, vlerësoi ai.

53-vjeçari detajoi historinë e tij të gjatë me abuzimin e substancave, ku theksoi se ka qenë 14-vjeç kur filloi të pinte alkool, e që më pas u shndërrua në një varësi të plotë që përfundimisht do ta shkaktonte atë të vuante një frikë shëndetësore gati fatale në 2019.

“Mjekët i thanë familjes sime se kisha dy për qind mundësi për të jetuar”, tha ai më parë për revistën People për momentin kur i shpërtheu zorra e trashë.

“Më vunë në një gjë të quajtur një makinë ECMO, e cila bën të gjithë frymëmarrjen për zemrën dhe mushkëritë tuaja. Askush nuk i mbijeton asaj”.

Matthew Perry (Foto: Instagram)

“Më duhej të prisja derisa të isha mjaft i kthjellët – dhe të largohesha nga sëmundja aktive e alkoolizmit dhe varësisë – për t’i shkruar të gjitha. Dhe gjëja kryesore ishte se isha shumë i sigurt se do t’i ndihmonte njerëzit”, tha aktori për People.

Gjatë kohës në “Friends”, ai pranoi se merrte 55 Vicodin në ditë dhe ishte me mbipeshë, por megjithatë ‘nuk dinte si të ndalonte’.

I njëjti shtoi se sëmundja ishte përkeqësuar dhe është u bë progresive gjatë viteve dhe vuri në dukje se shokët e tij të “Friends” ‘ishin mirëkuptues dhe ishin të duruar’ me të.

LEXO EDHE:

Back to top button