Mbaron takimi mes kryeministrit Zaev dhe inspektorëve nga ISHT

Ka përfunduar takimi në Qeveri mes kryeministrit Zoran Zaev dhe tre punonjësve nga Inspektoratit Shtetëror i Tregut. Takimi zgjati gati një orë, pas çka nuk ka pasur deklarata për media. Në takim janë shkëmbyer pikëpamjet nga të dy palët, transmeton Alsat. Punonjësit e Inspektoratit që udhëhiqet nga Stojko Paunovski kanë nënshkruar peticion të cilin ata tashmë e kanë dorëzuar në Qeveri, me çka ata kërkojnë që drejtori i tyre të mos shkarkohet. Kryeministri Zaev njoftoi shkarkimin e Paunovskit, pasi i njëjti  refuzoi të punësonte 35 administratorë në Inspektoratin e Tregut.

LEXO EDHE:

Back to top button