" "
Mbretëresha Elizabeth e kaloi natën e djeshme pasi në spital. Kjo është hera e parë që monarkja britanike shtrohet në spital gjatë këtyre 8 viteve të fundit
“Pas këshillave mjekësore për të pushuar për disa ditë, mbretëresha shkoi në spital të mërkurën pasdite për disa analiza paraprake dhe u kthye në Kështjellën Windsor të enjten në drekë dhe është në humor të mirë,” -thuhej në deklaratën e Pallatit të Buckingham-it.
Të mërkurën Madhëria e saj anuloi një udhëtim 2-ditor në Irlandën e Veriut me këshillën e mjekëve. Shqetësimet nga publiku për shëndetin e saj u ngritën filllimisht kur ajo u shfaq në publike me një bastun. Dalja e fundit e mbretëreshës Elizabeth i shqetësoi të gjithë, ç’po ndodh me të?








